Shkruaj perberesin ...

Friday, July 15, 2011

Perime te mbushura ne furre





Perime te mbushura ne furre


Perberesit per taven ne foto (per 2 persona):

2 kunguj
2 patellxhana
1 qepe
1 domate
2 veze
200 gr djathe feta
2 thelbinj hudher
buke e thate
majdanoz i fresket
koper e fresket
piper
vaj ulliri

Pergatitja e kungujve dhe e qepes se mbushur:

pastrojme kungullin dhe e boshatisim nga tuli.
Qepen e qerojme dhe i japim nje vale per disa minuta ne uje te kripur.
Boshatisim me kujdes qepen duke lene te plote  vetem levozhgen e fundit.
Grijme imet tulin e kungullit dhe gjysmen e pjeses se mbetur te qepes.
I skuqim ne nje tigan ku kemi hedhur pak vaj ulliri dhe nje hudher te plote.
Pasi kemi eliminuar hudhren, e hedhim perberjen ne nje tas.
I shtojme 100 gr djathe feta grek, nje kokerr veze, koper te grire, piper, nje ose me teper feta buke, te njomura me pare ne uje te ftohte dhe te shtrydhura mire.
I rregullojme me kripe dhe me kete mase mbushim kungujt dhe qepen.

Pergatitja e patellxhanave dhe e domates:

pastrojme domatet dhe patellxhanat dhe i boshatisim nga tuli. Domaten e permbysim mbi nje kullese ne menyre qe te humbase ujin.
Grijme imet tulin e qepes dhe domateve
Ne nje tigan, ku kemi hedhur vaj ulliri dhe nje hudher te grire imet, skuqim qepen e mbetur me tulin e domates dhe patellxhanave.
Me pas i hedhim ne nje tas. I shtojme 100 gr djathe feta, 1 veze, majdanoz, piper te zi dhe nje ose me teper feta buke, te njomura me pare me uje te ftohte dhe te shtrydhura mire. I rregullojme me kripe dhe me kete mase mbushim patellxhanat dhe domaten.
I rreshtojme perimet e mbushura ne nje tave te lyer me vaj ulliri. I sperkatim me pak kripe dhe vaj ulliri dhe i pjekim ne furre ne temp. 220°C per rreth 20-30 minuta.
Gjak e dhjame :D

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...