Shkruaj perberesin ...

Saturday, October 1, 2011

Eksperimente me picen e Genes :)


Dy fjale si per parathenie...para disa javesh mikja ime Gena gatoi nje pice te bardhe qe mua m'u duk shume interesante per nderthurjen e perberesve. Pica e Genes kishte te gjithe ato perberes, per te cilet ne shqiptaret "leme koken"...mish qingji, salce kosi, speca... Sot provova ta gatuaj. Pavaresisht kohes qe me mori dhe lodhjes fizike, mua me pelqeu shume. Por heres tjeter do te me pelqente ta gatuaj si kebab. Dmth te ndaje picen pergjysem dhe ta mbushe me mish dhe spec te kuq dhe salcen t'ia hedh siper.







Pica e bardhe ose siç quhet ne Itali "pizza romana"

Perberesit per nje tepsi te ceket 20 x 30 cm:
200 gr miell 0
(per pizza une perdor miellin 0 pasi nga eksperienca ime ky lloj mielli e thith me mire ujin dhe i dhuron pices nje kore me te trashe dhe e ben me te shijshme. Pra, pizza me miell 0 i afrohet me teper pizzes origjinale italiane)
150 ml uje
1 luge vaj ulliri
gjysem luge pure patatesh
gjysem luge e vogel kripe
gjysem luge e vogel mjalte
4 gr maje birre
disa kokrra kripe e trashe

Pergatitja:

hedhim ne nje tas miellin dhe gjysem luge pure patatesh. Tresim ne 100 ml uje majen e birres me mjaltin.
Lengun e perftuar e hedhim pak e nga pak ne tasin ku kemi miellin dhe purene.
I perziejme derisa mielli ta thithi te gjithe ujin dhe me pas i shtojme pak e nga pak 50 ml e mbetura te ujit, kripen dhe ne fund vajin.
E punojme brumin derisa perberesit te perziehen mire me njeri-tjetrin dhe brumi te fitoje elasticitet.


E mbulojme me nje pecete linoje dhe me nje batanije dhe e leme te bymehet ne nje vend te ngrohte, mundesisht aty ku rreh dielli. Brumi duhet te trefishohet prandaj dielli apo ngrohja artificiale jane te domosdoshem.
Une e lashe brumin 4 ore.


Me pas e transferojme ne planin e derrases, ne te cilin kemi sperkatur miell dhe e punojme brumin me duar. E hapim dhe me pas palosim dy cepat. E perserisim kete veprim disa here.
E mbulojme brumin me nje pecete te lagur dhe e leme te pushoje 20 minuta te tjere.
I lyejme duart me vaj ulliri dhe e hapim brumin me duar. E shtrojme ne nje tepsi te lyer me vaj ulliri. Nese e keni gatuar me perpikmeri sipas recetes, gjate hapjes do t'ju formohen disa flluska ajri ne siperfaqen e pices. Mos i shfryni pasi ato i japin  pices lezet.
Lyejme siperfaqen e pices me vaj ulliri extravergine dhe disa kokrra kripe te trashe. E leme tepsine jashte furre edhe per 20 minuta te tjere.
 Nderkohe ndezim furren ne temperaturen maksimale, 250°C.



1 spec i kuq i madh
nje dore mish qingji
1 thelb hudher
100 ml salce kosi
vaj ulliri
kripe
majdanoz 
xhinxher i fresket

Pergatitja:
ne nje tigan nxehim pak vaj ulliri me nje thelb hudher. I shtojme mishin dhe specat e prere ne copa te medha. I kriposim & peperosim dhe po qe e nevojshme i shtojme disa luge uje derisa mishi te zbutet. I gatuajme ne zjarr mesatar dhe me kapak te mbyllur, ne menyre qe te gatuhen me avullin e tyre.
Me pas i aromatizojme me majdanoz te fresket, te grire imet.

Salcen e kosit e hollojme me 2 luge uje dhe e perziejme me nje maje luge xhinxher te grire.

Shtrojme mbi pice masen me mish dhe e sperkatim me salcen e kosit.





E vendosim tepsine ne furre dhe e pjekim derisa siperfaqja e pices te marre nje ngjyre te florinjte.

P.S.: Fln shume Genen. Ta shperblefsha ne te tilla raste :))))

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...