Shkruaj perberesin ...

Thursday, March 31, 2011

Kanederli me djathe

Kanederlit eshte pjata me e njohur e kuzhines tipike südtiroleze.  
Ekzistojne shume receta kanederlish: me djathe, melçi, spinaq apo si embelsire me reçel kumbulle/pjeshke/kajsie. Eshte nje pjate e varfer si shumica e pjatave malore. Ingredienti kryesor eshte buka, ose me sakte copat e bukes qe teprojne nga darka dhe qe thahen gjate nates. Amvisat gjermane i gatuajne ne mengjes heret.


Me kujtohet, vite me pare, kur jetoja ne nje lagje  te banuar kryesisht nga gjermane, dhe merrja autobuzin e mengjesit, ate te ores 7.00. Sapo hipja ne autobuz perfshihesha si me magji ne nje vorbull ererash (buke, qepe & djathi) te krijuar nga perpareset shumengjyreshe te plakave, qe ne ate ore zbrisnin ne qytet per te bere pazaret.
Ato 10 minuta ne autobuz me kujtonin udhetimet mbi furgonat rrangalle qe benin rrugen  Elbasan-Tirane, perkrah udhetareve qe, per shkak te ndonje bestytnie apo ku ta di une, konsumonin para nisjes: byrek me gjize, hamburger me djath e mish, byrek me mish, paçe me pilaf, simite me bugaçe, simite me qofte etj.. Kur arrija ne destinacion sensoret e organit tim nuhates kishin pesuar nje black-out total. Me duheshin plot 10 minuta frymemarrje e thelle per ti akorduar dhe po aq kohe per te qetesuar trurin, qe gjithe rruges kishte perseritur si nje automat sharje alla shqiptarçe.
Keto eksperienca mengjesore me bene qe per nje kohe te gjate te me shpifej si recete por, duke jetuar ketu midis maleve, eshte e pamundur te mos e ndeshesh, sepse ben pjese ne menyne e cdo restoranti vendas, sepse shitet ne te gjithe supermarkatat dhe dyqanet ushqimore ne cdo lloj forme: te ngrira apo te fresketa, me kripe apo me sheqer, me djathe apo me melçi, sepse sime bije i pelqejne aq shume sa me kerkon t'ia gatuaj cdo darke.
Me gjithe kete parenteze, jo shume stimuluese per kureshtjen tuaj kulinare, duhet te pranoj qe jane shume te mire :)   

Kanederli me djathe
Perberesit per 4 veta:

300 gr buke e bardhe, e thare
300 gr lloje te ndryshem djatherash malore (Edamer, Emmenthal, Gouda etj.)
1 qepe
80 gr gjalp
1 luge miell ose me teper nese e shikoni te nevojshme
1 gote qumesht
3 veze
leng mishi
bishta hudhre te njome
kripe
djath parmigiano reggiano

Pergatitja:
E ndajme buken ne kubike te vegjel dhe e njomim me qumesht. Koha per zbutjen e bukes eshte gati 30 min. Nderkohe presim holle qepen dhe e skuqim ne gjalp. Kur buka te jete njomur, e shtrydhim dhe e vendosim ne nje tas, ku me pas do te shtojme qepen e skuqur dhe miellin. Ne nje tjeter tas rrahim vezet dhe ia shtojme bukes. I perziejme mire me duar derisa te na formohet nje mase e ngjashme me ate te qofteve. E vendosim tasin ne frigorifer per 2'-30 minuta. Formojme  nje qofte dhe ne mes te saj vendosim nje ose disa copa djathi. Ne nje tenxhere vlojme uje te kriposur ose leng mishi dhe nje nga nje hedhim kanederlit. Ne kohen kur fusim kanederlit e ulim pak temperaturen e zjarrit. I leme per gati 15 min. te vlojne. I servirim me gjalp te shkrire, hudher gjarpri te grire imet dhe djathe parmigiano reggiano te grire.
Gjak e dhjame :D

Sunday, March 27, 2011

E diela e Ballakumes me baze Chadonnay dhe kakarisje

E diele mengjes...
Z. Tironc: Ballakume ku do te hame dreke sot?
Ballakumja: ku te duash ti?
Z. Tironc: ne restorant X.
Ballakumja, e velitur me kuzhinen suedtiroleze qe perbehet  gjithsej nga 3-4 receta, te gatuara kryesisht me buke, shtyp tastin e "kakarisjes se pules kur i shkon gjeli pas" dhe disku fillon xhirot: ne restooorant ?!?!?! Preferon kuzhinen e katundareve suedtiroleze perpara kuzhines sime te rafinuar??!?!? Po ske faj ti e kam fajin une qe impenjohem te gatuaj gjera sa me te shijshme e ti s'e vlereson aspak...dhe vazhdon nje gjoja-varje-turinjsh...
Z. Tironc: e mire, mire se nje llafe thashe...
Ath Ballakumja, me buzet qe i shkojne vesh me vesh, fàp nxjerr nga sirtari perparesen dhe gjithe perkushtim gatuan dreken e saj me te mire te gjithe javes....

Supe me vere te bardhe 

Perberesit per 4 persona:
1/2 leng viçi
100 gr. shtalpe/panna kuzhine
2 te verdha veze
1/8 l Pinot Bianco ose Chadonnay
4 feta buke te bardhe
20 gr. gjalp
kripe
arre moskat
djath i grire parmigiano reggiano

I presim fetat e bukes ne kubike te vegjel dhe i fergojme ne gjalp.
Ne nje tenxhere me fund te trashe vlojme lengun e mishit me veren e bardhe dhe sapo te kene arritur temperaturen e vlimit e ulim nxehtesine e zjarrit. Rrahim me tel kuzhine te verdhat e vezes me shtalpen, i kriposim dhe i aromatizojme me arre moskat. Masen e perftuar ia shtojme lengut te mishit dhe e rrahim me tel kuzhine derisa te na dendesohet. Nuk duhet kurrsesi te vloje prandaj temperatura e zjarrit duhet te jete shume e ulet ose gjithe kete proçedure e ndjekim ne bagnomaria.
Ngrohim ne uje te nxehte tasa porcelani dhe hedhim ne to supen. I dekorojme me fije hudhre dhe kubiket e bukes me gjalp.

Lepur me ullinj ne furre 

Perberesit per 6 persona:
nje lepur i plote ose i ndare ne copa
2 grushta ullinj te zi 
gjysem gote vere e bardhe
1 gote uje
2 qepe te bardha
2 thelbinj hudher
vaj ulliri extravergine
gjethe dafine
rozmarine

Pergatitja:
E kriposim lepurin dhe e shtrojme ne nje tave balte, te lyer me vaj ulliri, bashke me qepet, hudhrat dhe erezat. E vendosim taven ne furre te nxehte (220°C) per 10-15 minuta derisa qepet te zbuten pak. I hedhim me pas ujin dhe veren dhe e rivendosim ne furre per gati 1 ore e ca. Ne fund i shtojme ullinjte e zi dhe e leme per 10 - 15 minuta derisa te piqen dhe ata.
Gjak e dhjame :D
  

Saturday, March 26, 2011

Erdh pranvera me ....

 Oh sa kenaqesi eshte te zgjohesh ne mengjes nga cicerimat e zogjve!...te hapesh syte dhe te pushtohesh nga e blerta e pyllit!...te pish kafen ne ballkon duke ndjere rrezet e diellit qe te ngrohin lekuren e aromat pyllore qe te gudulisin hunden!...e ashtu papritur te te vije ndermend hiti i vellezerve Zena:
Erdh pranvera me jeshile
I rashe bahçes per midis.
Keputa nje trandafile
nje dhurate te dashnise...
Vellezerit Zena me jane bere si dallendyshet. Sapo fillon e ngroh koha e çelin sythat e pare me behet lajtmotiv. Ama sot, pervecse rolit te lajmetareve te pranveres, me takon t'ju njoh edhe nje merite tjeter: kete recete qe po ju shkruaj. Receten origjinale besoj se e njohin te gjithe ato qe u pelqen kuzhina e mire. Behet fjale per byreckat pranverore ose spring rolls ne anglisht, qe jane antipasta me e perhapur ne bote e kuzhines aziatike. Por, megjithese mua me pelqen shume kuzhina aziatike (sidomos spring rolls te gatuara nga tajlandezet jane me nam), sot e frymezuar nga vellezerit Zena mendova ta ballkanizoj receten. 

Byrecka pranverore ballkanike - Balkanic Spring Rolls 
Perberesit x 10 byreçka:
2 peta byreku te holluara vete ose te blera ne dyqan
100 gr laker e bardhe
100 gr mish i grire
1/2 qepe
leng mishi
vaj luledielli
spec i kuq, pak pikant
1 veze
buke e grire

Skuqim ne nje tigan qepen me mishin e grire. I shtojme lakren e grire. I kaurdisim dhe i shuajme me lengun e mishit. I leme te gatuhen per gati 15 min. me kapak te mbyllur.
Hollojme pete byreku me okllai, te cilat me pas i presim ne trekendesha si ne foto. Kur masa te jete ftohur procedojme me mbushjen.

Pasi i kemi mbushur te gjitha byreckat i lyejme nje-per-nje me veze dhe buke te grire dhe i skuqim ne vaj luledielli.
     

Salce tzatziki
kos grek
hudher
kripe
vaj ulliri extravergine

Kete e dini besoj...shtypim hudhren dhe ia shtojme kosit bashke me perberesit e tjere. I perziejme mire e mire dhe voilà salca eshte gati.   












Friday, March 25, 2011

Spageti me kungull te verdhe

Perberesit x 4 veta:
400 gr spageti
100 - 150 gr kungull i verdhe
gjysem qepe
200 gr salsice mantovane ose
ne pamundesi mish te grire
vere e kuqe
trumze
kripe
piper
vaj ulliri extravergine
djath grana padano ose kaçkavall

Pergatitja:
Skuqim ne vaj ulliri qepen e prere holle. I shtojme salcicet ose mishin e grire dhe kungullin, te cilin e kemi pastruar nga farat dhe fijet dhe e kemi prere ne copa te medha.  I kriposim & piperosim. Kur qepa te jete zbutur i shuajme me vere te kuqe. Vendosim ne tigan nje degez trumze qe te leshoje aroma dhe i leme te ziejne me kapak te mbyllur per rreth 30 min. duke i kaurdisur here pas here dhe duke i shtuar uje nese eshte e nevojshme. Gjithashtu, pasi te kete perfunduar zierja, heqim degezen e trumzes dhe me ane te nje piruni shtypim copat e kungullit, qe tashme jane zbutur.  Nderkohe pergatisim spagetit. I ziejme ne uje me kripe, i kullojme dhe i vendosim ne nje pjatance. Shtojme salcen e pergatitur dhe i servirim me djath grana padano ose ne pamundesi djath kackavall.

Gjak e dhjame :D



 

Kenaqesite e thjeshta jane streha e fundit e njerezve te komplikuar - Oscar Wilde

Ky aforizem i Wilde duket sikur eshte shkruar tamam per mua... partizanen e aventurave kulinare, e nderthurjeve te çuditshme te erezave e produkteve, e pjatave te elaboruara dhe shpifurinave food porn. Kur shoqja ime Keta ma serviri per here te pare, m'u duk sikur zbulova ushqimin e parajses. Flm K.

Berxolle viçi me patate
1 ose 2 berxolla viçi x person
patate sipas deshires
rigon
kripe
vaj ulliri

I kriposim dhe pudrosim (termi qe perdori Keta :)) me rigon  berxollat. Ne nje tenxhere me presion nxehim pak vaj ulliri dhe skuqim nga te dyja anet berxollat. I shuajme me 1 gote uje dhe i leme te gatuhen ne zjarr mesatar per gati 20 min. Nderkohe qerojme patatet dhe i presim ne forma rrethore. I kriposim dhe i pudrosim edhe keta me rigon dhe i veme ne nje tenxhere me presion te ziejne per gati 10 min.
Gjak e dhjame :D   & Flm Keta



Thursday, March 24, 2011

Rizoto me brokoli

Perberesit per 3 veta:
300 gr. oriz per rizoto
leng mish-derri
1/4 e qepes
150 gr brokoli dhe lengu i zierjes
150 gr salsice
gjalp
djath parmigiano reggiano
kripe
piper
Ne nje tenxhere ziejme brokolit. I kullojme duke ruajtur lengun e tyre dhe i leme menjane. Skuqim qepen dhe salsicen ne gjalp dhe i shuajme me lengun e mishit dhe brokolit. Kur fillon e vlon i hedhim orizin. E leme te zieje per 15 min. ne zjarr te mesem. Pasi kalojne 10 min., dmth gati ne mes te zierjes, i shtojme brokolit dhe e perziejme me delikatese. Ne fund i hedhim gjalp sipas deshires, sdq jo me pak se 50 gr., e perziejme rizoton dhe e servirim dhe lule brokoli te ziera dhe djath parmigiano te pjekur ose thjesht djath parmigiano te grire.
Gjak e dhjame :D

Wednesday, March 23, 2011

Finoke ne tave

Perberesit per 4 vete:
6 finoke te medhenj (http://en.wikipedia.org/wiki/File:Fenouil.jpg)
salce beshamel e gatshme ose e bere vete sipas recetes qe mund ta gjeni ketu
e verdhe veze
djath parmigiano reggiano
kripe
piper
shume pak majdanoz
gjalp

Pergatitja:
I pastrojme finoket dhe i presim holle. I ziejme ne uje te kripur derisa te zbuten pak. I kullojme dhe i rendisim ne nje tave te lyer me gjalp. Pergatisim salcen beshamel, se ciles i shtojme nje te verdhe veze. E shtrojme salcen mbi finoket dhe e sperkatim siperfaqen me djath parmigiano reggiano. E fusim taven ne furre ne temp. 180°C per rreth 15 min. E servirim si kontornon e nje berxolle mishi.
Gjak e dhjame :D



Salca beshamel

Salca beshamel
50 gr gjalp
50 gr miell
gjysem litri qumesht
arre moskat
kripe
piper
 
Nje nje tenxhere shkrijme gjalpin dhe i shtojme miellin. E kaurdisim. I hedhim qumeshtin dhe e rrahim me telin qe rrahim vezet derisa te arrije vlimin. Ulim temperaturen e zjarrit dhe e leme te vloje per rreth 20 min. duke e perzier here pas here.
 Qe beshamela te jete e mire nuk duhet kurrsesi te ndjehet aroma e miellit!
Nese salca e perfunduar eshte e trashe mund ti shtoni qumesht, ne te kundert nese eshte akoma e lengshme mund ti shtoni pak gjalp, te cilin e keni lyer me miell, dhe rivendoseni ne zjarr qe te arrije dendesine e duhur.


Sunday, March 20, 2011

Pula dhe 40 thelpinjte e hudhrave

Para disa netesh rilexova Ali Babane dhe 40 hajdutet prandaj m'u kujtua kjo recete qe po ju paraqes. çhyn pula, do te thoni ju, me historine e Ali Babase? Eh paralelizmat skane te sosur ... :P
Pula, ndonese ka mjaft vlera ushqyese, eshte aq e varfer ne shije sa te ngec ne fyt kur i thone. Po ja qe fati e deshi qe, diku ne Provence te Frances, dikush qe ndoshta perrallat e Shehrezades i lexonte pernate, ta pasuronte me hudhrat, te cilat nga ana tjeter te ngjallin tmerrin per eren e tyre te forte. Ere, e cila te mbetet ne goje edhe pasi i ke lare dhembet me paste-dhembesh-koncentrat-menteje, edhe pasi e ke mbushur gojen me aq çamçakeza sa mund te besh nje big bubble, qe po te plasi shkakton viktima te konsiderueshme prej te fiktit. Imagjinoni çmund te bejne 40 hudhra..:)





Kur e lexova receten per here te pare iu tremba efekteve kolaterale te hudhrave dhe isha goxha skeptike per rezultatin final por jo vetem doli shume e mire, por edhe eren kunderrmuese te hudhres e thithi pula, duke me kursyer mua, rrobat dhe kuzhinen.


Pule me 40 thelpinj hudhrash

Perberesit:
pule e fresket Bio
40 thelpinj hudher fshatari  
kripe
piper
20 cl vaj ulliri extravergine
ereza te fresketa:
rozmarine
gjethe dafine
majdanoz
sherbele
trumze (thyme anglisht)

E pastrojme pulen brenda dhe jashte. E kriposim, e peperosim dhe fusim brenda saj 2 gjethe dafine dhe 2 degeza trumze. Ne nje tave balte hedhim vajin e ullirit dhe me pas hudhrat dhe erezat. E ngrohim taven ne zjarr dhe vendosim pulen te skuqet. E skuqim ne te gjitha anet per rreth 10 min.. I veme kapakun dhe e vendosim taven ne furre ne temperaturen 200°C per nje ore e gjysem. 
 
E nxjerrim nga furra dhe mbledhim thelpinjte e hudhres  gjithashtu edhe 2 -3 luge leng nga tava. I frulojme derisa te perftojme nje salce. E rregullojme me kripe, piper dhe vaj ulliri dhe e servirim si antipaste mbi feta buke te thekur. Ndersa pulen e servirim me patate furre ose me pilaf.
Gjak e dhjame :D


Friday, March 18, 2011

Supe me finoke

Supa qe po ju servir sot eshte shume e thjeshte per t'u gatuar dhe, nese zevendesojme disa nga ingredientet si gjalpin me vaj ulliri dhe  salsiçen me mish pule, shnderrohet ne supe dietike. 

Perberesit x 4 persona:
100 gr. salsiçe
1 dore oriz
vaj ulliri
leng mishi
20 gr gjalp
djath parmigiano

Pergatitja:
E skuqim qepen e grire dhe salsiçet ne vaj ulliri. I shtojme finoket e prere ne kubike. I kriposim dhe i kaurdisim. I hedhim uje ose leng mishi dhe i veme ne zjarr per rreth 20 min. ne tenxhere normale, nese perdorni ate me presion koha reduktohet. Me pas i shtojme orizin dhe e veme tenxheren perseri ne zjarr te vloje. Para se ta servirim e sperkatim me gjalp dhe djath parmigiano reggiano. Sipas deshires e dekorojme me koper.

Thursday, March 17, 2011

J'adore Crèpe!

Receta e krepes, apo e palaçinkave ne shqip, eshte shume e vjeter, biles thone qe eshte gatuar per here te pare ne shek. e V, e per kete arsye, ekzistojne nje pafundesi variantesh gatimi. Per shkak te perhapjes se kesaj recete dhe elaborimeve qe ka pesuar ajo, nga nje vend ne nje tjeter, mund te quhet fare mire recete e globalizuar. Te famshme, ne vendlindjen e tyre France, jane crèpe suzette me salce portokalli dhe liker por, po aq te mira jane dhe palaçinkat shqiptare. Me kujtohet njehere qe i kam ngrene ne Himare - palaçinka me arra dhe mjalte - ishin bombe kalorike por edhe shume te shijshme. 
Sot eshte dite feste ketu ne Itali dhe te rroje sebepi, si i thone, u vura te gatuaja elmbesiren qe ju percjell: krepes me krem nutelle dhe banane.

Perberesit per 12 krepes:
2 veze
30 gr gjalp
100 gr miell
1/4 e litrit te qumeshtit
 sheqer me sy, sdq me pak se nje luge kafje


Rrahim me tel kuzhine ose rrahes elektrik te gjithe perberesit, pervec vezeve. Ne nje tas rrahim vezet dhe i bashkojme me perberesit e tjere. I rrahim   derisa te formohet nje mase te lengshme homogjene. Kete mase e vendosim ne frigorifer per gati 1 ore. Nxehim nje tigan ne zjarr dhe e lyejme me nje cope gjalp. 




 Me ndihmen e nje garuzhdeje hedhim pak nga nga kjo mase ne tigan dhe e shperdajme duke e levizur. Duhet te jeni shume te shpejte ne shperndarjen e mases! E skuqim per  pak sekonda nga nje ane dhe e kthejme nga ana tjeter me ndihmen e paletes se kuzhines ose duke e fluturuar ne ajer (jo me
shume force se mos ju behet çentro per llampadarin :))
  

Krem me nutella dhe banane
3 luge nutella
2 banane
2 ose 3 luge qumesht
liker, une perdor amaretto italiano

I hedhim te gjithe perberesit ne frullator dhe i frulojme derisa te perftojme kremin. I vendosim ne frigorifer per rreth 30 min.
Lyejme gjysmen e krepesit me krem dhe shperdajme mbi te rrota banane. E palosim krepesin dhe e sperkatim me sheqer pluhur. 




Gjak e dhjame :D

   

Tave me presh dhe beshamel

Perberesit per 4 - 6 veta:
4 presh
1/2 qepe
1 gote leng mishi ose uje
berxolla vici ose derri ose gjoks pule - aq sa te mbushet tava -
salce beshamel 
djathe parmigiano reggiano ose djath kackavall
vaj ulliri 
kripe
piper i zi

Ne tenxhere me presion skuqim qepen ne vaj ulliri dhe i shtojme prasin e prere trashe. I hedhim kripe dhe 1 gote uje ose leng mishi. E mbyllim kapakun dhe e leme te zieje per 10 min. Nderkohe ne nje tigan skuqim filetat e gjoksit te pules, 2-3 sek. nga nje ane dhe 2-3 nga ana tjeter, derisa te zbuten dhe i leme menjane. (Koha e skuqjes ndryshon sipas llojit te mishit!)




Salca beshamel
50 gr gjalp

50 gr miell
gjysem litri qumesht
arre moskat
kripe
piper
Nje nje tenxhere shkrijme gjalpin dhe i shtojme miellin. E kaurdisim. I hedhim qumeshtin dhe e rrahim me telin qe rrahim vezet derisa te arrije vlimin. Ulim temperaturen e zjarrit dhe e leme te vloje per rreth 20 min. duke e perzier here pas here.
 Qe beshamela te jete e mire nuk duhet kurrsesi te ndjehet aroma e miellit!
Nese salca e perfunduar eshte e trashe mund ti shtoni qumesht, ne te kundert nese eshte akoma e lengshme mund ti shtoni pak gjalp, te cilin e keni lyer me miell, dhe rivendoseni ne zjarr qe te arrije dendesine e duhur.


Ne nje tepsi ose tave balte shtrojme berxollat, prasin dhe ne fund beshamelen. I hedhim djath te grire, e mbulojme me leter alumini dhe e vendosim ne furre ne temp. 220-230°C per 30 - 35 min (kjo eshte koha per taven me gjoks pule, nese perdorni mish tjeter zgjatet koha e pjekjes). 10 min. e fundit e heqim letren qe te marre ngjyre siperfaqja. 
 


Gjak e dhjame :D


Wednesday, March 16, 2011

Trofte me speca

Perberesit per 2 veta:
2 trofta te fresketa
1 spec i kuq nga ato te medhenjte
hudher
majdanoz
vaj ulliri
kripe
piper i zi
uje ose vere e bardhe

Ne nje tigan me vaj ulliri vendosim nje hudher te leshoje arome dhe i shtojme specin e prere ne shirita te holle. I kaurdisim dhe i shuajme me uje ose vere te bardhe. U shtojme majdanozin e fresket, i kriposim & peperosim dhe i leme te vlojne me kapak te mbyllur per gati 10 min. Nderkohe pastrojme troftat, i kriposim dhe pergatisim tepsine ku do te piqen. Shtrojme ne te leter kuzhine (ajo qe perdoret per pjekjen e biskotave. Mua me kishte mbaruar prandaj u detyrova te perdorja leter alumini) duke lene jashte bordeve te tepsise leter mjaftueshem, ne menyre qe pasi te kemi shtruar troftat te mund ti bashkojme. Pasi ka kaluar koha e mesiperme mbushim troftat me pergatitjen me speca. I sperkatim me vaj ulliri dhe piper te zi. Bashkojme letrat e kuzhines dhe e vendosim tepsine ne furre, ne temperaturen 180 °C per rreth 20 min.
Gjak e dhjame :D

Tuesday, March 15, 2011

Fergesa e Elbasanit shkon ne Paris...

Nga kombinimi i recetes se fergeses se Elbasanit me receten baze te flanit francez lindi Flan De Spec :)


Perberesit per 2 persona:
gjysem spec i kuq (nga ato te medhenjte) i zier ose i pjekur dhe i bere pure ne frulator
1 veze
1 luge gjize
2 luge miell
2 luge djath parmigiano

vaj ulliri per te lyer format/tasat
pak gjalp per siperfaqen
kripe & piper


Ne nje tas perziejme te gjithe perberesit. Lyejme me vaj ulliri tasa alumini, tasa balte ose edhe porcelani qe durojne temperaturen e larte dhe u hedhim perberjen e mesiperme. I pjekim ne furre ne temp. 180° per gjysem ore, ne bagnomaria, dmth i vendosim ne nje tepsi ne te cilen kemi hedhur 2 gisht uje. I servirim te vaket si antipaste.
Gjak e dhjame :D

Monday, March 14, 2011

Lazanje me spinaq dhe gjize

Lazanjet eshte nje pjate e dyte italiane qe zakonisht gatuhet te djelave per shkak te recetes se elaboruar. Ekzistojne shume versione lazanjash qe nga ajo tradicionale me ragù bolognese, me salsice dhe radhiqe e zones se Venetos, me mocarela dhe patellxhana e zones se jugut te Italise etj. Sidoqofte ajo qe nuk mund te mungoje ne receten e lazanjave eshte salca beshamel. Njihet, pothuajse ne te gjithe boten, origjina e saj franceze, por guzhinieret italiane vazhdojne akoma edhe sot te kembengulin per autoresine. Sipas tyre prejardhja e salces beshamel apo beshamela eshte nga zona e Toskanes.  

Salca beshamel
50 gr gjalp
50 gr miell
gjysem litri qumesht
arre moskat
kripe
piper

Nje nje tenxhere shkrijme gjalpin dhe i shtojme miellin. E kaurdisim. I hedhim qumeshtin dhe e rrahim me telin qe rrahim vezet derisa te arrije vlimin. Ulim temperaturen e zjarrit dhe e leme te vloje per rreth 20 min. duke e perzier here pas here. Qe beshamela te jete e mire nuk duhet kurrsesi te ndjehet aroma e miellit!
Nese salca e perfunduar eshte e trashe mund ti shtoni qumesht, ne te kundert nese eshte akoma e lengshme mund ti shtoni pak gjalp, te cilin e keni lyer me miell, dhe rivendoseni ne zjarr qe te arrije dendesine e duhur.

Perberesit per lazanjet (tepsi x 4 veta):
lazanje te fresketa ose te thata
vaj ulliri
500 gr spinaq i grire holle
200 gr gjize
qumesht (me sy)
pak borzilok i fresket
piper
kripe
djath parmigiano reggiano dhe stika pishe, te grira bashke ne mixer
gjalp
Pergatija e mbushjes:
Skuqim spinaqin ne pak vaj ulliri. E heqim nga zjarri dhe i shtojme gjizen dhe borzilokun. E kriposim e peperosim. Qe masa te behet me e lengshme i shtojme pak qumesht.


Procedura e shtrimit te lazanjave:
Ne nje tave te cilen e kemi lyer me gjalp shtrojme pikesepari flete lazanje. I lyejme keta flete me beshamel dhe siper u hedhim perberjen me spinaq dhe gjize. E sperkatim siperfaqen me djath dhe stika pishe te grira. Vazhdojme me kete renditje derisa te mbarojne te gjithe ingredientet. Sperkatim siperfaqen me gjalp.

Pjekja behet ne temperaturen 160°C per rreth 1 ore. Sekreti im per lazanje-per-te-lepire-thonjte qendron ne pergatitjen nje nate perpara dhe lenien e tepsise ne frigorifer. Gjate pjekjes i mbuloj me leter alumini te shpuar me pirun, te cilen e heq vetem 10 min. para perfundimit te pjekjes, ne menyre qe edhe siperfaqja te marre ate ngjyren e bukur te pjekjes.

Gjak e dhjame :D



Sunday, March 13, 2011

Sallate me fruta

Nese per te bere torten me fruta keni blere fruta ne sasi industriale, apo nese ne frigorifer ju kane mbetur disa banane qe po te rrine edhe disa ore aty duket sikur kane qene me pushime ne Kenia, apo nese keni nje neps te pafrenueshem per embelsira por jeni ne diete, kjo recete eshte per Ju!


Perberesit per 4 veta:

2 kiwi
2-3 mandarina
2 molle
2 banane
Arra te thyera sipas deshires
1 ose gjysem shege
Lengu i nje portokalli
Liker i embel
Sheqer sipas deshires.

Pergatitja:

Presim frutat ne kubete. Pastrojme shegen dhe marrim prej saj kokrrat e vogla. I vendosim frutat ne nje tas dhe shtojme arrat, lengun e portokallit, likerin dhe sheqerin. I perziejme mire e mire dhe i vendosim ne frigorifer per rreth 1 ore.
Gjak e dhjame :D

Torte me fruta

Torta qe po ju paraqes eshte disi e komplikuar prandaj do te mundohem te jem sa me e qarte ne shpjegimin e recetes sidoqofte mos hezitoni te me pyesni nese jeni te paqarta.


Pandispanja x tepsi me diameter 24 cm

6 veze
80 gr niseshte
80 gr miell
250 gr sheqer
gjalp dhe miell per te lyer tepsine

Pergatitja:
Pikesepari vezet duhet te kene temperaturen e ambjentit prandaj nxirrini nga frigoriferi te pakten 4 ore perpara!
Ne nje tas rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa masa te zbardhet dhe te dendesohet, pra per 15-20 min. me rrahes elektrik. Ne nje tas tjeter rrahim te bardhat e vezeve derisa te formojne shkume, te cilen me pas ia shtojme perberjes se mesiperme. Ne kete pike te procedures duhet patur shume kujdes qe masa te mos bjere prandaj leme menjane rrahesin elektrik dhe vazhdojme me nje luge druri. Levizja qe duhet te bejme me lugen eshte ne forme rrethore dhe shume e ngadalte. Gjate perzierjes shtojme niseshtene dhe miellin, mundesisht direkt nga sitesja ne menyre qe mos formohen toptha mielli brenda mases. Ndezim furren ne temp. 180°C. Hedhim masen ne nje tepsi te lyer me gjalp dhe me miell dhe e vendosim ne furre per rreth 40 min. Gjate 30 min. te para nuk duhet kurresesi te hapim furren sepse rrezikojme qe pandispanja te bjere. Pasi kalon koha e pjekjes nuk e nxjerrim menjehere jashte tepsine por e leme akoma edhe 10 min. te tjera brenda, ne furre te fikur.
Kur te jete ftohur e ndajme me dysh dhe e lagim me shurup.
... 
Shurupi per te lagur torten
Uje ose qumesht
Sheqer
Liker sipas deshires

....
Shkrijme sheqerin ne uje ose qumesht dhe me te lagim torten. Ide: nese ju mungon nje shishe nga ato te perdorin pastiçeret merrni nje shishe plastike uji dhe bejini nje vrime tek tapa. -:)
.....

Kremi me mascarpone
150 gr qumesht i kondensuar
Sheqer sipas deshires

....
Rrahim ne nje tas te tre perberesit me rrahesin elektrik dhe e veme ne frigorifer qe te mpikset pak.
Qe te treja shtresat te jene perfekte dhe kremi mos kete tendencen te bjere nga bordet une kam nje truk shume te thjeshte. Praktikisht aty ku kam pjekur pandispanjen, qe eshte nje tepsi, bordi i se ciles eshte i heqshem, vendos shtresen e pare te pandispanjes se lagur, shtoj kremin dhe pastaj vendos pjesen tjeter te pandispanjes. Tepsine e vendosim ne frigorifer per 2 ore. 
….

Fruta sipas deshires
Biskota tip savoiardi
Xhel
…..
Nderkohe qerojme dhe presim frutat sipas deshires. Nxjerrim torten nga frigoriferi dhe e lyejme me krem ne te gjithe siperfaqen e saj. Shtrojme frutat dhe “ngjisim” biskotat gjate gjithe perimetrit. Qe frutat te ruajne freskine u hedhim nje xhel siper. Kete xhel une e blej gjithmone ne supermarkate. Per ata qe jetojne ne Itali ky xhel quhet “Tortagel – gelatine per torte”. Te tjereve mund tju them qe ne perberje ka niseshte, sheqer, xhel per dendesim etj. Pra e pergatisim xhelin sipas indikacioneve te konfeksionit dhe e shtrojme mbi fruta. Perpara se ta servirim e vendosim torten perseri ne frigorifer per 30 min. te tjere ne menyre qe xheli te mpikset.
Gjak e dhjame :D



Friday, March 11, 2011

Supa me karrota dhe xhinxher te ben mire per lekuren!

Per te qene adet-shmerisht ne rregull me qenien time elbasanase, perpara se te shkruaj receten e pare te ketij blogu, po bej prezantimin… Une jam Ballakumja. Ballakumja nga Elbasani. Uaa sa emer i çuditshem! – ve bast qe po mendoni ju. Eh, ta dini ju o njerez qe ky emer i perbere nga 4 rrokje e 4 zanore te aromatizuara me Telyn Polisi dhe Veze-Katunari-Labinoti, ka luajtur nje rol te rendesishem ne formimin e personalitetit tim, duke u bere shkaktari i traumave te pasherueshme si humbja e Miss Lagjes, Miss Pallatit, Miss Klases e gjithe Misseve te mundshme. E brumuar, qe ne vogeli, me nje skeme bukurie qe personifikohej nga modelet skeletike te Vogue - qe po te frynte era e Krastes i hidhte pertoke dhe s’kishin shans te ngriheshin nga toka sakllam, dmth pa thyer ndonje artikulacion te poshtem e/o te siperm - me formohej, sa here ndonje Teta gjithe embelsi me drejtohej “oj Ballakume!”, nje si tornado, diku aty afer stomakut, qe rritej….Rritej…RRitej dhe shperthente duke e ngritur ne ajer Teten-embelsire per ta perplasur drejt e ne fuçine e gjalpit prej Polisi. Po...Po... Keshtu Teta mesonte qe nuk mund ti drejtohej nje vajze adoleshente, e lindur dhe e rritur ne juglindje te evropes, ne nje vend te Shqiperise qe shquhet per qytetari, me nje “kompliment” te tille, qe do te bente te lumtur vetem nje virgjireshe-beduine-ne-kerkim-te-bashkeshortit. Qe thoni ju njerez, diku ne shkretetire gjinden nje fis beduinesh qe jetojne akoma ne tenda. Ne pamundesi te krevateve te rehatshem, atje, burrat perdorin grate si dyshek. Per te permbushur sa me mire kete detyre fisnike-bashkeshortore femra duhet te jete aq e shendoshe sa ti dalin vijat e dhjamit tek krahet. (Mos e thente Zoti! Une goce elbasani qe enderroja te isha si Julia Roberts.) Enderroja!!!…… me mire po vazhdoj me receten e pare te blogut: Supe me karrota dhe xhinxher. Probabiliteti qe une te marr qofte edhe nje karrote, ta qeroj e ta haje te gjalle eshte 0, por nga halli se mos edhe kete vere do te ngelem e bardhe si mozarella, u vura te gatuaj kete recete. Mund te them qe fale aromave te bukes se thekur ne gjalp, xhinxherit dhe specit djeges, karrota mori shije.

Supe me karrota dhe xhinxher
Perberesit x 4 persona:
1 kokerr qepe,
8 karrota,
leng perimesh,
1 luge xhinxher i grire,  
kripe,
spec djeges,
1 luge kafje sheqer,
piper i bardhe.
Feta buke te bardhe
Gjalp
Spec djeges

Pergatitja
Qerojme qepen dhe karrotat dhe i presim ne copa. Nuk ka rendesi madhesia apo te prerit perfekt, pasi ne fund do ti kalojme ne frulator. I vendosim ne nje tenxhere me presion bashke me pak kripe,1 luge kafje sheqer, xhinxher te grire dhe lengun e perimeve. E mbyllim kapakun e tenxheres dhe i ziejme per rreth 10 min. Pasi jane zier i kalojme ne frulator derisa te perftojme nje mase homogjene. E rregullojme me kripe, piper & vaj ulliri te nje cilesie sh.mire dhe e shperndajme neper pjata. Ne nje tigan shkrijme gjalp dhe vendosim nje spec djeges qe te leshoje arome. I presim fetat e bukes ne kubete te vegjel dhe i skuqim ne gjalp. E dekorojme supen si ne foto. Gjak e dhjame! :D


Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...