Shkruaj perberesin ...

Friday, May 4, 2012

Bigoli me salce arrash

Bigoli eshte nje format makaronash me origjine veneziane. Ngjajne me spaghetti-t per nga forma, por jane me te trashe dhe kane siperfaqe te ashper.
Kombinohen shume mire me salca me baze mishi. Pule, viçi madje edhe rose. 
Nese ju bie rruga nga Venezia dhe zonat perreth saj, jua rakomandoje ta provoni sepse eshte me te vertete nje specialitet qe ia vlen. 







Ndoshta receta e sotme eshte pak e rende per te qene pranverore, por s'i rezistova dot kur i pashe bigoli-t te ekspozuara ne dyqan :)









Bigoli me salce arrash

Perberesit per 2 persona:

200 gr bigoli 
40 gr arra te thyera
vaj ulliri 
1 luge buke e thekur dhe e grire
1 luge gjalp
arre moskat 
kripe 
piper
djathe parmigiano reggiano


Pergatitja:

ziejme ne uje te bollshem me kripe bigoli-t. 
Nderkohe shtypim ne havan ose mixer arrat. I shtojme arre moskat, kripe, piper dhe vaj ulliri. 
Vajin e ullirit ia shtojme pak e nga pak derisa te masa te shnderrohet ne salce. Per ta reduktuar sasine e vajit te ullirit perdorim pak uje nga zierja e makaronave. Pra, nese receta kerkon 100 ml vaj ulliri, ne e zvogelojme sasine  ne 50 ml dhe 50 te tjerat i zevendesojme me uje te ngrohte.
Makaronat i kullojme dhe i perziejme me salcen e arrave.
Veç skuqim buken e grire ne gjalp.
I servirim bigoli-t te sperkatura me buke te grire dhe djathe parmigiano reggiano.


P.S.: sipas recetes origjinale duhet edhe nje maje luge kanelle.

Gjak e dhjame :D





No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...