Shkruaj perberesin ...

Wednesday, October 2, 2013

Oh Streghetta!!!!

                        




Ditelindjet e mija po behen gjithmone e me te bukura - me tha para disa netesh hana15she. Pikerisht ndersa shikonim te dyja fotot e festes se vjetshme.
Oh! Oh! Kjo do te thote qe kete vit duhet te impenjohem akoma me shume....- mendova une. 
E ndersa mami Ballakume elaboron deshirat dhe endrrat e bijes se vogel per nje party te paharrueshem, po ju percjell postin e ditelindjes se vjetshme, qe pertesa e shtatzanise e kishte lene te paperfunduar.


Per kuroren perdora hula hoop-in e hanes15she, te cilin e vesha me shirita qese plastike te zeze (qese plehrash me nje llaf). Shume pune per ta bere dhe shume per ta zhbere, por ia vlejti.
Ndersa per dekorimin e salles perdora çarçafe te bardhe, shtriga, molle te kuqe, merimanga, skeletra etj.


 Menuja e ditelindjes se hanes15she permbante:

1) torten "Streghetta" (Shtriga e vogel)
2) torten "Pipistrello" (Lakuriqi i nates)
3) brownie me kungull dhe çokollate
4) biskotat "Gishtat e shtriges"
5) "Gjymtyret e mumjeve" (wuerstel pule te mbledhur me pasta sfoglia dhe te pjekur ne furre)
6) "ushqimi i preferuar i shtriges" (Chicken nuggets dhe patatine furre)
7) pizza me merimanga
8) biskota etj.

Per te pire:

1) "gjak i fresket" (leng portokalli te kuq)
2) "esence lakuriqi nate" (coca-cola)
3) "porcioni magjik i shtriges" (leng portokalli dhe karrote)


"Shtriga e vogel", e cila ka rene ne tenxheren me porcione magjike :=)

Torta "Shtriga e vogel"

Perberesit per nje tepsi me diameter 24 cm:

Per bazen:
6 veze ne temperature ambjenti
240 gr sheqer
1 arome vanilje
1 luge lekure limoni
150 gr miell 00
100 gr niseshte
1 pako fryres brumi per embelsira
100 gr gjalp
nje maje luge kripe

Pergatitja:


ndajme ne 2 tasa te veçanta,  te verdhat dhe te bardhat e vezeve.
Rrahim me rrahes elektrik, per afro 10 minuta, te verdhat e vezeve me disa luge uje rubineti te ngrohte (jo me teper se 5 luge).
I shtojme te verdhave 200 gr sheqer, kripen, vaniljen dhe lekuren e limonit. I rrahim per disa minuta derisa te perftojme nje mase kremoze dhe te zbardhur.


Veç rrahim te bardhat e vezeve me sheqerin e mbetur.
Me pas bashkojme me shume delikatese te bardhat me te verdhat dhe i perziejme me nje luge druri nga poshte-lart, me levizje rrethore, ne menyre qe masa te mos bjere.

Sitim miellin, niseshtene dhe fryresin e brumit dhe ia shtojme mases se mesiperme pak e nga pak (nga 2-3 luge), duke e perzier me te njejten delikatese.
Shkrijme gjalpin dhe sapo te jete ftohur ia shtojme mases se tortes.

Lyejme me gjalp dhe miell nje tepsi ose lagim letren e pjekjes me uje dhe e shtrojme ne tepsi.
Hedhim ne tepsi masen e tortes dhe e pjekin ne furre ne temp. 170°C. Koha ndryshon nga furra ne furre, prandaj sugjeroj gjithmone te perdorni kruajtesen e dhembeve per te provuar nese torta eshte pjekur plotesisht apo jo. Sdq mos e hapni furren 20 minutat e para! (Furra ime e poqi per rreth 50 minuta.)
Pasi torta te jete pjekur e leme edhe 10 minuta te tjere ne furre te fikur.
Me pas e nxjerrim dhe presim derisa te ftohet plotesisht. 

Pasi eshte ftohur e ndajme me shume kujdes ne 3 shtresa.

Per mbushjen:
250 gr krem lajthish (si nutella por me e cilesishme)
150 gr pana e fresket
300 gr pana e rrahur
4 gr xhelatine 

Pergatitja:
perziejme panen e fresket me kremin e lajthive mbi zjarr te ulet, derisa te perftojme nje mase homogjene.
ne nje tenxhere dhe e vendosim mbi zjarr te 
I shtojme xhelatinen e zbutur ne uje dhe e perziejme derisa xhelatina te shperbehet.
E leme kremin te ftohet ne temp. ambjenti dhe rrahim 300 gr pana.
Sapo kremi te jete ftohur, e perziejme me panen duke treguar kujdes qe masa te mos bjere.



Perfundimi i tortes:

e ndajme bazen ne tre shtresa.
Vendosim mbi pjatance shtresen e pare, te cilen e njomim me qumesht te perzier me pak sheqer. 
Shtrojme kremin dhe mbi te vendosim shtresen e dyte te bazes.
Vazhdojme pergatitjen njesoj si me pare.
Ne fund e lyejme torten me kremin e mbetur dhe e zbukurojme me brume sheqeri.

Merimanga, kokodrile, tym (sheqeri), gjarperinj, kunguj etj. per nje tavoline te frikshme


Torta "Lakuriqi i nates"

per realizimin e kesa torte u nisa nga e nje embelsire qe quhet "Bananenschnitten". Ne vend te pandispanjes perdora si baze  torten me çokollate Sacher. Ndersa per mbushjen pergatita nje krem te trashe me qumesht, per te evituar krem-budinon e gatshem te supermarkates, qe per mendimin tim eshte i shpifur ne shije dhe aspak i shendetshem. 

Perberesit per nje tepsi me diameter 24 cm:

5 veze
150 gr sheqer
75 gr miell
40 gr kakao
20 gr bajame te reduktuara ne miell
120 gr vaj kikirikesh
16 gr pluhur pjekes
kripe sa te kapin majat e gishtave


Pergatitja:
ndajme te verdhat e vezeve nga te bardhat. 
Rrahim me rrahes elektrik te verdhat me sheqerin dhe kripen, derisa te zbardhen. 
Me pas i shtojme pika-pika vajin, pa ndaluar rrahjen.

Veç rrahim te bardhat e vezeve derisa te shkumohen. 
Gjysmen e te bardhave e bashkojme me te verdhat e vezeve. 

Sitim miellin me kakaon dhe pluhurin pjekes. I perziejme me  bajamet e reduktuara ne miell.
Pak e nga pak ia shtojme mases me te verdhat e vezeve, duke i perzier me luge druri.

Ne fund i shtojme te bardhat e mbetura. 
I perziejme me delikatese nga poshte-lart ne menyre qe te masa te mos bjere.

Lyejme me gjalp dhe miell tepsine dhe hedhim masen e tortes.

E pjekim ne furre ne temp. 180°C per afro 50 minuta.
Pasi te jete pjekur e leme edhe 10 minuta ne furre te fikur.

Per mbushjen:

500 ml qumesht
50 gr niseshte
200 ml panna
100 gr sheqer
arome vanilje
1 luge e vogel mjalte
3 flete xhelatine

reçel kajsie
banane sa te nevojiten
leng limoni



Pergatitja: e mbushjes:
hedhim ne nje tenxhere qumeshtin me vaniljen dhe e vendosim mbi zjarr.
Sapo te vloje, heqim vaniljen dhe shtojme sheqerin dhe niseshtene e tretur ne 2 gisht qumesht.
E vendosim tenxheren mbi zjarr te ulet dhe e perziejme papushim ne menyre qe te mos formohen topthat.
Gjate perzierjes i shtojme mjaltin dhe 2 fletet e xhelatines te njomura me pare te uje.
Sapo kremi te jete trashur e heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet ne temp. ambjenti, te mbuluar me qese kuzhine.
Nderkohe rrahim me rrahes elektrik panen.
Bashkojme panen me kremin duke i perzier me delikatese.

Perfundimi i tortes:

e ndajme bazen ne dy ose tre shtresa.
Vendosim mbi pjatance shtresen e pare, te cilen e lyejme me reçel kajsie dhe e mbulojme me feta banane.
Mbi to hedhim kremin dhe siper tij vendosim shtresen e dyte te bazes.
Vazhdojme me kete renditje derisa te kompletohet torta.
Ne fund e lyejme torten me ganache çokollate dhe e dekorojme sipas deshires.






Ballakumja shtatzane ne versionin shtriga, ndersa u servirte femijeve chicken nuggets dhe patatina

Brownie me kungull 

Perberesit:
120 gr gjalp
280 gr sheqer
170 gr çokollate me permbajtje te larte kakao
250 gr miell
4 veze
280 gr tul kungulli
1 luge e vogel pluhur pjekes
nje maje luge kripe
arome vanilje
1 luge e vogel kanelle
60 ml vaj luledielli
arre moskat

Pergatitja:
ndezim furren ne temp. 180°C.
Shkrijme ne banjomaria çokollaten me gjalpin. 
Rrahim per afro 5 min. me rrahes elektrik vezet me sheqerin dhe aromen e vaniljes.
Perziejme ne nje tas miellin me pluhurin pjekes, arren moskat, kripen dhe ia shtojme mases me veze.

E ndajme masen pergjysem ne 2 tasa te veçante.
Ne njerin hedhim çokollaten e shkrire, ndersa ne tjetrin hedhim vajin, kungullin e reduktuar ne pure dhe kanellen.

Veshim me leter pjekjeje nje tepsi drejtkendeshe me borde jo shume te larte dhe shtrojme masat duke i alternuar.
E pjekim brownie-n ne furre ne temp. 180°C per afro 45 minuta.
E leme te ftohet plotesisht per disa ore e me pas e presim per ta servirur.




Biskotat "Gishtat e shtriges"

Perberesit per afro 20 cope:
100 gr gjalp
100 gr sheqer pluhur
280 gr miell 00
1 luge e vogel pluhur pjekes
1 veze e plote + 1 e verdhe veze
nje maje luge kripe
esence vanilje

Pergatitja:
pergatisim nje brume biskotash duke perzier miellin me gjalpin e ftohte, vezen + te verdhen e vezes, sheqerin, kripen, esencen e vaniljes dhe pluhurin pjekes. 
Pasi brumi te kete perftuar elasticitet e ndajme ne  toptha te vegjel, te cileve duke i rrotulluar midis duarve, u japim formen e gishterinjve.
Per te formuar thonjte lyejme bajamet me pak te bardhe veze dhe i ngjisim me ekstremitetin e gishtit.
I pjekim gishtat e shtriges ne furre ne temp. 180°C per afro 20 minuta.
Pasi jane ftohur i lyejme me pak kakao per t'i bere sa me sugjestive.


Pizza me ullinjte e prere ne forme merimangash e porositur tek "Pizza al volo" https://www.facebook.com/osman.kazazi

Gjymtyret e mumjeve

Perberesit:
wuerstel 
pasta sfoglia
e bardhe veze

Pergatitja:
presim ne shirita peten e pasta sfoglia-s dhe mbedhim me te wuerstel-in. I lyejme me te bardhe veze dhe i pjekim ne furre per pak minuta.



3 comments:

  1. MIRE SE TE LEXOJ E DASHURA BALLAKUME.
    Me ke munguar hajde tani na sill ndonje gje te mire per te gatuar :)
    xoxo Lulu. urroj qe gjithcka te jet ok.

    ReplyDelete
  2. Ballakume,

    Sa me ka pelqyer ky postim! Je vertete e talentuar, duararte dhe plot imagjinate.

    Lum si Hana qe te ka dhe sa te lumtur qe e ke bere (nese ajo gjysem fytyra e qeshur eshte e saja).

    Mezi pres dhe une (si Hana) te shoh c'do kurdisesh per ditelindjen e radhes.

    Dora

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...