Shkruaj perberesin ...

Tuesday, November 26, 2013

I love comfort food!

Yes, I love comfort food!....sidomos pas shoqerimit ne shkolle te hanes15she, pas pazarit te dites, pasi kemi kercyer pupthi per gjysem ore nen tingjut e BllaBllaBlla, pasi kam kenduar 10 here "il trenino lungo-lungo", ndersa luga me supen me krem orizi fluturonte ne ajer per te arritur ne destinacionin "tunel". Por po aq here me eshte dashur edhe te kerceje si nje balerine kakalinka, qe e shkreta luge te dilte nga tuneli (Oh Biri, nga La Manche do te kishte dale me shpejt!), e bashke me lugen te me vinte ne fytyre nje maske me krem orizi, spinaq dhe djathe, madje me nje lloj vrulli qe as estetisja s'do te ishte e zonja ta realizonte. Pooor, ....pas gjitha ketyre aktiviteteve tashme te perditshme (ndryshon vetem ngjyra e maskes :)), e pasi drenushi mbylli syte duke shtrenguar nen hunde lepurushin Tippy, une u vura te gatuaje diçka te shpejte, te shijshme e per t'u shijuar ne rehatine totale. 
(Ops, harrova te nderroj bluzen...)




Karkaleca deti me oriz kokerrgjate

Perberesit per 2 persona ose per 1 person te uritur:
  
150-200 gr karkaleca deti te qeruara
gjysem qepe e vogel
100 ml qumesht i kondensuar (kuptohet pa sheqer) ose panna
nje maje luge spec i kuq pakez djeges
1 luge salce domate
gjysem luge e vogel xhinxher
vaj ulliri 
gjalp
kripe 
piper 
1 gote uje ose leng peshku
100 gr oriz kokerrgjate thai ose basmati (thai eshte me i aromatizuar)

Pergatitja:
skuqim qepen ne 30 gr gjalp dhe 1 luge vaj ulliri. I shtojme here pas here nga nje luge uje ne menyre qe qepa te gatuhet me ngadale, pa u djegur. I shtojme salcen e domates. E kaurdisim dhe me pas i shtojme karkalecat. I hedhim gjysem gote leng peshku ose uje dhe i leme te gatuhen ne zjarr te ulet, derisa uji te shteroje. 
Ne fund i shtojme qumeshtin e kondensuar, erezat, kripen, i kaurdisim mbi zjarr derisa qumeshti te trashet dhe te shnderrohet ne krem. 
I servirim karkalecat me oriz thai te zier...po deshet edhe me pak majdanoz te fresket te grire imet.
Gjak e dhjame :D 

4 comments:

  1. mmm sa e shijshme!

    ReplyDelete
  2. Ballokumeeee ku ke humbur, na ka zene malli.

    ReplyDelete
  3. me ka pelqyer ky blogu jot qe ne fillim ,sa keq qe nuk poston shpesh .
    @ lulu love food and photo ,sa here qe dua te komentoj ne postet e tua nuk me lejohet :(
    jane dhe komente pozitive :p

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...