Shkruaj perberesin ...

Sunday, March 11, 2012

Boeuf à la Bourguignonne per nje vjetorin e Ballakumes

S'ka foodblogger qe s'ka pare Julie & Julia...
Per ju te tjerat qe s'beni pjese ne kategorine e foodbloggers-ave, dmth te njerezve qe nuk ulen ne tryeze pa fotografuar perpara pjaten, behet fjale per filmin Julie & Julia qe trajton historine e vertete te nje blogger amerikane. 
30 vjeçarja Julie Powell ne mes te nje krize ekzistenciale vendos te mbaje nje blog. Fillimisht nuk ishte blog kuzhine por me vone, si per t'i konfirmuar vetes qe ishte e zonja te çonte nje pune deri ne fund, ajo vendosi te gatuaje te gjitha recetat e nje libri kuzhine. Libri ne fjale titullohet "Mastering the art of french cooking" dhe si autor mban emrin e njeres prej personazheve me simpatike te programeve gastronomike televizive, Julia Child.
Per fatin e saj te mire, Julie Powell pati nje sukses qe i ndryshoi plotesisht jeten, duke e kthyer ne ikone per te gjitha ato njerez qe kane pasion gatimin. 
Pas daljes se librit te saj dhe filmit ne fjale, ku spikat ne rolin e Julia Child nje Meryl Streep brilante, fenomeni Julie Powell u perhap ne te gjithe boten virtuale me mijera blogje gatime ne shume gjuhe te botes.

Zakonisht per ditelindje pergatiten torta, por une desha ta festoj njevjetorin e Ballakumes me nje pjate te dyte nga ky film. 
Zgjodha pikerisht kete pjate, sepse, duhet ta pohoje, une/Ballakumja identifikohem ne personazhin e Julie Powell. 
Pjesen me te madhe te kohes e kaloje mbyllur ne nje zyre ku formaliteti eshte rregulli dites. 
Blogu me teper sesa nje permbledhje recetash eshte per mua nje shkeputje nga ambjenti real dhe formal. Nje shkeputje qe ka vene ne dileme edhe zgjedhjet e mija. 
Gatimi dhe dashuria per ushqimin eshte nje nga pasionet me te medha ne jeten time dhe do te deshiroja te kisha guximin qe kete pasion ta ktheja ne profesion


Pra, meqe eshte njevjetori i Ballakumes, dua te falenderoj te gjithe miqte e fansat qe me kane mbeshtetur ne mbarevajtjen e ketij blogu. Mikeshat e mija qe s'pertojne te me thone fjale te mira kurajoze. E i kerkoj  falje publikisht tim shoqi per heret kur  eksperimentet e mija perfundonin ne koshin e plehrave dhe sigurisht per heret kur priste me pirun ne dore pjaten qe duhej te fotografoja....edhe per heret kur nevrikosesha se pandispanja nuk fryhej siç duhej.. :D
Gjithashtu flm me te perzemerta i shkoje asaj, ndihmeses sime me te urte dhe me punetore, devotshmeria e se ciles ka bere te mundur mbjatjen e ketij blogu...pra, Lavastovijes :PPP







Boeuf à la Bourguignonne
(tasqebap francez)

Perberesit per 4 persona:

1 kg mish kau i ri per tasqebap i prere ne thella 5 x 5 cm
(Per te realizuar receten me pike e presje si origjinali, duhet mish nga pjesa e barkut. Ne foton qe kam nxjerre nga web-i, tregohet me numrin 20. Prandaj ju sugjeroj te shkoni tek kasapi ... ) 



foto e marre nga web

160 gr dhjame derri (per ato qe jetojne ne Itali "lardo di Colonnata" eshte me i pershtatshmi
1 karrote
1 qepe (une perdora qepujka)
2 luge miell
me teper se gjysem litri vere e kuqe e nje cilesie shume te mire, (une perdora Chianti)
trymez
gjethe dafine
2 thelba hudher
200-250 gr kerpudha champignon
pak gjalp
piper i zi


Pergatitja:
per realizimin e kesaj recete duhet nje tenxhere gize, pasi giza ben qe temperatura te shperndahet ne menyre te njetrajtshme dhe eshte ideale per gatime te gjata ne temp. jo shume te larta.
Fatkeqesisht kjo tenxhere mua me mungon dhe s'kam ndermend ta bleje derisa te behem me nje kuzhine te madhe. Prandaj e gatuaj me te vetmen tave qe i pershtatet gatimeve te gjata ne furre, ne tave balte.



Fillimisht presim dhjamin e derrit ne copa te vogla dhe i skuqim ne nje tigan me shume pak vaj ulliri derisa te behen kerce. 
Nderkohe presim ne thela mishin dhe e thajme me leter kuzhine.
Heqim nga tigani dhjamin dhe ne te njejtin tigan skuqim thelat e mishit. 
Heqim mishin dhe ne te njejtin tigan, me te njejten yndyre, skuqim karroten te prere ne copa te medhaja dhe qepujkat. 
Bashkojme thelat e mishit, kercet e dhjamit, qepujkat dhe karroten e skuqur ne taven e baltes.
I rregullojme me kripe dhe piper. I shtojme gjithashtu edhe 2 luge miell.
E vendosim taven ne furre ne temp. 230°C per 10 minuta. 
Pas 5 minutash e nxjerrim taven nga furra, i japim nje kaurdisje perberesve dhe e rivendosim ne furre. 
Pasi te kalojne edhe 5 minuta te tjera, e nxjerrim nga furra dhe e sperkatim me veren e kuqe, aq sa thelat e mishit te mbulohen me leng. 
E aromatizojme tasqebapin me trumzen, gjethet e dafines, 2 thelbinjte e hudhres se shtypur.
E vendosim ne zjarr sa te marre pak vale dhe e rifusim ne furre pasi i kemi vene kapakun, per 3-4 ore ne temp. 120°C, pra, derisa mishi te rezultoje i bute, aq sa te pritet vetem me pirun.
 (Nese mishi eshte i fresket nga kasapi, koha dhe temp. e mesiperme mjaftojne, nese e keni blere ne supermarkate koha zgjatet. Ne kete rast, une do te rrisja temp. e furres ne 150-180°C)
Ndersa mishi gatuhet ne furre, merremi me pergatitjen e kerpudhave. I pastrojme dhe i presim ne feta.
Ne nje tigan shkrijme pak gjalp ne vaj ulliri dhe i shtojme kerpudhat. I skuqim duke i kaurdisur here pas here.
I kriposim dhe peperosim. 
Ne fund i perziejme kerpudhat me mishin dhe e leme taven edhe 10 minuta te tjere ne furre.
Serviret me patate, makarona etj. por, une mendova ta shoqeroje me pilaf.

Gjak e dhjame & Gezuar njevjetorin Ballakumes





      

4 comments:

  1. mmm te jem e sinqerte, edhe une pasi pash filmin mendova, po hap je blog, dua nje blog te gjithin timin!!!!!!!!! por kaloi goxha kohe fillova te lexoja blogun tend edhe vendosa te hap timin :)

    me nje fjale ballakume blogu yt me insipron cdo dit e me shume :)

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...