Shkruaj perberesin ...

Loading...

Tuesday, June 12, 2012

Luleshtrydhe party

Te premten mbaron viti shkollor....URRAAAA!!!!!!
E per t'i uruar nje vere te mbare hanes15she dhe shoqeve te saj, Ballakumja organizoi edhe kete vit "festen e fundvitit shkollor". Nese ju kujtohet, vjet festa pati si teme qershine (Qershi party), ndersa sivjet hana15she zgjodhi luleshtrydhen.
Kisha menduar ta organizoja jashte ne pyll, por siç ndodhi edhe vjet, ne kete dite shejtani shkundi b..... mbi Bz dhe detyrimisht festa u zhvillua brenda ne shtepi.
Pas zullumeve te vjetshme, qe i shkaktuan Ballakumes dhimbje kerbishtash per 1 jave rresht, numri i te ftuarve u reduktua dukshmen dhe seksi mashkull u penalizua rreptesisht nga festat ne shtepi, te pakten deri ne klase te gjashte.





Pra, meqe te ftuarat ishin vetem goca u frymezova nga filmi vizatimor per femije "Luleshtrydhja zemerembla" per ngjyrat e zbukurimit te tryezes dhe embelsirave. Ndersa ne internet gjeta  material te bollshem si vizatime per t'u ngjyrosur, kapele e çanta letre per t'u prere dhe ngjitur nga gocat etj. Gjithashtu nga interneti shkarkova nje format letre me vija (letra poshte pjatave) e u kerkova gocave te shkruanin ndonje gje per shoqen e tyre te zemres, ndonje kujtim apo çfare te donin ato e t'ia jepnin diten e fundit te shkolles. 









Luleshtrydhe pops
(une i quajta keshtu, por ndoshta keto luleshtrydhe kane nje emertim te caktuar ne anglisht...)

Perberesit:
luleshtrydhe
çokollate e bardhe
xhel i kuq per zbukurim

Pergatitja:
shkrijme çokollaten e bardhe ne bagnomaria.
Zgjedhim luleshtrydhet me te medhaja dhe i ngulim ne disa shkopa per perdorim gastronomik.
I zhysim ne çokollaten e bardhe dhe me pas i leme te ftohen.
I dekorojme sipas deshires.






Gjarpri prej profiteroli me mascarpone dhe luleshtrydhe

Perberesit per 4 persona:

Per gjarprin:
90 gr margarine
90 gr miell
3 veze 
1 gr pluhur pjekes per embelsira
210 ml uje
kripe sa te kapin majat e gishtave

Pergatitja e gjarprit:
ne nje tenxhere ngrohim ujin. I shtojme margarinen dhe kripen.
Sapo uji te arrije temp. e vlimit, i shtojme miellin, pak e nga pak.
E perziejme ne fillim me tel kuzhine dhe me pas me luge druri.
Kur masa te shkeputet plotesisht nga bordet e tenxheres, pra kur merr formen e brumit, ath eshte gati.
Para se t'i hedhim vezet, e transferojme masen ne nje plan derrase dhe e hapim me luge druri ne menyre qe te ftohet.
Me pas i shtojme vezet, nje e nga nje dhe e punojme brumin qe t'i thithe ne menyre homogjene me tel kuzhine ose rrahes elektrik.
Ne fund i shtojme 1 gr pluhur pjekes, pra nje maje luge apo thike me sakte.
Mbushin nje sac a poche me masen dhe formojme gjarprin ne nje tepsi te lyer me gjalp. 
E pjekim ne furre ne temp. 200°C derisa te marrin nje ngjyre te arte.

Perberesit per mbushjen:

200 gr mascarpone ose lloj tjeter djath i bute
50 gr pana per embelsira
2 te verdha vezesh
100 gr sheqer 

Pergatitja e mbushjes:

si mascarpone ashtu edhe pana duhet te jene shume te ftohta ne menyre qe te rrihen mire. Italianet kane nje term shume te lezetshem per te treguar qe mascarpone ose pana nuk po fryhen, sipas tyre "ato po çmenden" :).

Rrahim me rrahes elektrik te verdhat e vezeve me treçerekun e sheqerit, per te pakten 10 minuta.
I shtojme mascarponen dhe i perziejme. E vendosim enen ne frigorifer.

Rrahim panen me sheqerin e mbetur derisa te perftojme nje mase shkumoze dhe te trashe. 
E nxjerrim enen me mascarpone nga frigoriferi dhe e perziejme me tel kuzhine. 
I shtojme panen pak e nga pak, duke e perzier nga poshte-lart, ne menyre qe masa te mos bjere.




Montimi i tortes:

i bejme disa vrima gjarprit, te cilat i mbushim me kremin e mascarpones. Sugjeroj te perdorni nje sac a poche.
Ndersa ne siperfaqe e lyejme me reçel luleshtrydhesh dhe fiksojme fetat e luleshtrydheve si ne foto.







Tartine te ndryshme me krem djathi dhe proshute, krem djathi dhe ullinj jeshile etj.



Pizza te vogla me pasta sfoglia, salce domatesh dhe djathe stracchino




Smoothie me luleshtrydhe


200 gr luleshtrydhe
2 banane
2 pjeshke
mjalte
qumesht 
sheqer


Hedhim ne frullator luleshtrydhet, bananet, pjeshket, 2-3 luge mjalte dhe pak qumesht. I frulojme derisa te homogjenizohen. E hollojme me qumesht dhe i shtojme sheqer sipas deshires.
Kjo eshte receta ime, deri me sot sekrete, per "coccolare me stessa", por qe i pershtatesh shume mire edhe temes se festes.




Festa mbaroi. Gjithçka shkoi mire. Asnjera nuk krisi e ndrydhi ndonje dore apo ndonje kembe. Asnjera nuk u merzit apo xhelozua. Te gjitha kaluan pragun e deres me buzeqeshjen te stampuar ne fytyre, sepse Ballakumja u premtoi qe gjate veres do t'u organizoje nje feste tjeter. :)
E Ballakumes, si gjithmone, i duhet te sjelle ne terezi shtepine, mbi te cilen duket se ka kaluar ndonje uragan ose nje bande hajdutesh ne kerkim te kasafortes :((((.....







3 comments:

  1. Lum si hana15she per mamin qe ka! Komplimente per fantazine!

    ReplyDelete
  2. Thjesht e mrekullueshme! Komplimenta per gjithcka, Edlira.

    ReplyDelete
  3. Flm Anonim/e dhe Edlira per fjalet e mira :=)

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...