Shkruaj perberesin ...

Wednesday, May 2, 2012

Ballakumja ne keshtjellen e bishes

Na ishte njehere nje Ballakume qe jetonte rreze maleve te larta qe quhen Dolomiten. Atje, midis malesh, Ballakumja punonte shume. Nga mengjesi deri ne darke harxhonte frymen neper telefona e konsumonte shollat e kepuceve neper zyrat e gjykates per te plotesuar endrren familjare te nje vileze me kopsht dhe lule shumengjyreshe ne Val di Non (pikerisht atje ku pushonte edhe familja perandorake hasburge :P). Por sa me teper punonte Ballakumja, aq me shume largohej realizimi i endrres, sepse ne oborrin e Romes na erdhi nje mbret me emrin Monti qe çdo dite shpikte ndonje takse te re. Takse per shtepine e pare, takse per shtepine e dyte, takse per krizen e takse rimekembjen...pra taksat u shtuan aq shume sa nje dite te bukur ballakumja i tha vetes "ne djall te veje endrra" dhe mori kerrin e u nis per udhetim.
Ec e ec. Kalo male e kalo fusha, kerri e çoi mes Alpeve Bavareze, ne nje qytet qe sipas tom-tomit quhej Füssen.   








Prane ketij qyteti gjinden dy prej keshtjellave te Ludwig-ut II. 
Mbreti Ludwig II ka qene i apasionuar pas gjerave te bukura, pas pallateve dhe jetes perrallore, muzikes se Wagner-it, teatrit, e sipas disa gojeve te liga ishte i apasionuar edhe pas meshkujve te bukur :D
Keshtjellat qe ai ndertoi ne Bavarine e Jugut jane me te vertete perrallore. 
Walt Disney i mahnitur nga bukuria e njeres prej tyre, Neuschwanstein, keshtellje kjo e ndertuar ne vitin 1869,  vendosi ta marre si model per filmin vizatimor "Bukuroshja dhe bisha".
Kam vizituar rezidenca njerezish te shfrenuar pas luksit si Luigji XIV, Napoleoni, Sissi etj., por keto te mbretit Ludwig kane edhe magjine e location. Eshte e kote ta pershkruaje me fjale sepse fotot flasin vete....


Keshtjella e Neuschwanstein


Salla ne Neuschwanstein e konceptuar nga vete mbreti


Keshtjella Hohenschwangau








Ne nje distance prej 4-5 km nga keshtelljat e Ludwig-ut gjindet nje bijou e stilit rokokò, Wieskirche. 
Ne kete kishe paraqitet nje skulpture e Krishtit e realizuar ne vitin 1738, qe sipas historise sugjestionoi aq shume fshataret sa njera prej tyre nje dite te bukur pati vizionin sikur Krishti qante. Ky episod beri qe fshati i vogel te kthehej ne vend peligrinazhi per shume besimtare dhe me vone me 1745 te ndertohej kjo kishe qe sot eshte prone e Unescos.








Po ç'hajne bavarezet do te pyesni ju? Bavarezet nuk jane njerez me shume pretendime si francezet e italianet. Kenaqen me salsiçe derri te ziera (Weisswüstel) e te shoqeruara me mostarde te embel, sallate patatesh (Kartoffelsalat) ose lakre te bardhe (Krautsalat), nje lloj biskote te kripur, qe eshte simboli i tyre kulinar, Bretzl dhe birre me bollek.





Kjo eshte nje dreke tipike e tyre. Mgjth kane edhe pjata te tjera si Knödel, Spätzln (madje ketu i gatuajne edhe me birre)...Eshte kuzhine e varfer, por ju siguroj qe te pakten ne Bavari barku mbushet (jo si ne Londer qe sharron per te ngrene se edhe makaronave duket se i hedhin sheqer :P)  
Restorantet tipike ne Bavari, por edhe ne disa krahina te Austrise dhe Alto Adiges, quhen Stuben dhe jane te ndertuar dhe mobiluar kryesisht me dru. Stuben rrjedh nga fjala stube qe do te thote stufa dhe duke qene keto vende me klime te ftohte, njerezit hanin e pinin rreth e qark stufes.
Prandaj miqte e mi, nese vendosni te beni nje udhetim turistik ne München apo Nürnberg, merrni ne konsiderate edhe keto vende perqark. Ndoshta nuk ofrojne ate game te gjere muzesh dhe atraksionesh turistike si München, por kane bukuri natyrore, histori dhe nje rural lifestyle te bazuar ne tradita shekullore.
 Tschüss, Ballakumja.
   
    

1 comment:

  1. Kjo kisha qenka vertete perrallore!

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...