Shkruaj perberesin ...

Friday, November 22, 2013

A u beson zanave?







Realizimi i ideve, leximi i librit "Peter Pan", organizimi, gatimi, seleksionimi i lojrave, qe i pershtateshin temes, si loja "ne kerkim te thesarit", CD, me lodhen me te vertete...por e gjitha kjo me argetoi shume. 
U perpoqa te futem ne nje dimension feminor dhe aventurier, per te rigjetur brenda vetes pikerisht ato emocione qe me kishte lene libri dhe filmi shume-shume vite me pare. E rezultati me kenaqi, ashtu siç kenaqi femijet, e mbi te gjitha hanen15she.
Recetat qe pergatita jane keto te meposhtmet, por ato qe u mbaruan sa-hap-e-mbyll-syte ishin te kripurat :)





 Te kripurat:
- muffin me miell misri, djathe parmigiano reggiano dhe pancetta;
- danubi me sallam dhe djathe te bute robiola;
- pizza te vogla;
- varkeza hot-dog

netet e mija para festes


Te emblat:
- torta Piratet me karrota dhe bajame;
- torta Trilly ne pyll;
- embelsira me gjize, molle dhe çokollate.




Pijet:
- coca-cola, çaj, fanta, leng dardhe etj.;







Muffin me miell misri, parmigiano reggiano dhe pancetta

Perberesit per 24 cope:


200 gr miell 00
240 gr miell misri i imet
2 kos natyral (te vegjel)
160 gr pancetta
100 gr djathe parmigiano reggiano
4 veze
2 luge te vogla maje birre per torta te kripura
12 luge vaj ulliri extravergine
kripe

Pergatitja:
skuqim pancetta-n ne nje tigan antiaderent dhe e leme menjane.
Ne nje tas perziejme miellrat me majen e birres. I shtojme kosin, vezet, pancetta-n, djathin e grire, vajin e ullirit, kripen dhe piperin.
I perziejme perberesit derisa te perftojme nje mase homogjene.
E ndajme masen ne format e muffin, te veshur me leter pjekjeje ose ne tepsine e posaçme te lyer me gjalp, e i pjekim ne furren e ngrohur paraprakisht ne temp. 180°C per afro 16-18 minuta, derisa te marrin nje ngjyre te arte ne siperfaqe.







Pizza (i vetmi ndryshim nga pizza normale eshte pureja e patates, e cila ben qe kjo pizza te qendroje e bute per disa ore)

Perberesit:

300 gr miell 0
50 gr pure patate pluhur
15 gr maje birre e fresket
3 luge vaj ulliri
1 luge e vogel kripe

Per salcen:
1 qepe
2 thelpinj hudhra
2 luge vaj ulliri
500 gr salce domatesh
3 luge salce domatesh e koncentruar
kripe
piper
2 luge trymez


50 gr ullinj pa berthame
100 gr sallam
100 gr proshute
125 gr mozzarella
125 gr djathe gouda

Pergatitja:
shkrijme ne uje te vaket majen e birres.
Ne nje tas hedhim miellin, purene e patates, vajin, kripen dhe ujin, ne te cilin kemi tretur majen e birres. E punojme derisa te perftojme nje brume elastik.
E mbulojme me pecete dhe e vendosim ne nje vend te ngrohte te bymehet.

Nderkohe pergatisim salcen.
Skuqim ne nje tigan me vaj ulliri qepen e grire sebashku me hudhrat.
I shtojme salcen e domateve dhe salcen e koncentruar. Gjithashtu i shtojme erezat dhe kripen.
E leme salcen ne zjarr derisa te dendesohet.

Ngrohim furren ne temp. 250°C. Lyejme me vaj tepsine e ceket te furres.
Hapim brumin dhe e shtrojme mbi tepsi.
E lyejme me salce dhe e pjekim ne pjesen e poshtme te furres per afro 10 minuta ne temp. 250°C.
Me pas i shtojme harxhin sipas deshires dhe e perfundojme pjekjen ne pjesen e siperme te furres




Danubi te vegjel me sallam dhe djathe te bute robiola 

550 gr miell 00
250 ml qumesht
50 gr vaj ulliri
1 luge kripe
2 luge sheqer
16 gr maje birre e fresket
1 veze
1 e verdhe veze
fara suzami

Per mbushjen:

sallam
robiola e fresket ose philadelfia

Pergatitja:
rrahim me tel kuzhine vezen me sheqerin dhe vajin, e me pas i hedhim qumeshtin ku kemi tretur majen e birres.
I shtojme miellin dhe kripen dhe punojme me duar derisa te formohet nje brume elastik.
E vendosim te bymehet ne nje vend te ngrohte per afro 2 ore, derisa te dyfishoje masen.
Pas kesaj kohe e ndajme brumin ne topa te vegjel, pak me dimension pak me te madh se nje kokerr arre.
E shtypim secilin top me grusht, ne menyre qe te hapet dhe ne mes vendosim harxhin.
E mbyllim dhe i rijapim formen e topit. I vendosim topat mbi tepsine e lyer me gjalp ose te veshur me leter pjekjeje dhe e veme menjane, ne nje vend te ngrohte, te byhemet per afro gjysem ore tjeter.
Ne fund i lyejme danubet me te verdhen e vezes ne siperfaqe, i sperkatim me fara suzami dhe i pjekim ne furre ne temp. 200°C per afro 20 minuta.



Varkat prej hot-dog

panine hot-dog
wuerstel
per velat: leter e bardhe, shkop bambuje dhe karton i kuq






Torte me karrota
(sipas librit me receta nga bota. Torte tipike zviceriane)

Perberesit:
200 gr sheqer kaf
5 veze
250 gr karrota
60 gr miell
300 gr bajame te qeruara
lekura e nje limoni bio
vanilje
kanelle
gjysem pako pluhur pjekes
gjalp per te lyer tepsine
3-4 luge buke e grire


250 gr sheqer pluhur
afro 3 luge leng limoni


Pergatitja:
rrahim me rrahes elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te perftojme nje mase te bardhe dhe shkumoze.
Grijme ne mixer, veç e veç, karrotat dhe bajamet.
Ne nje tas perziejme miellin me bajamet e grira dhe pluhurin pjekes. I bashkojme  masat ne nje tas te madh.
I shtojme vaniljen, lekuren e limonit dhe kanellen.

Veç rrahim te bardhat me nje maje luge kripe, derisa te zbardhen dhe shkumezohen.
Hedhim te bardhat tek masa dhe i perziejme me kujdes me luge druri.



Marrim nje forme torte me permasa 26 cm dhe e lyejme ne fillim me gjalp e me pas me buke te grire.
Hedhim masen e tortes dhe e pjekim ne temp. 180°C per 1 ore.

Para se t'i hedhim glasaturen, e leme torten te ftohet ne temp. ambjenti per nje nate.

Te nesermen perziejme sheqerin pluhur me lengun e limonit dhe ia hedhim persiper tortes. 



Torta Trilly al bosco

Perberesit:

100 gr gjalp
150 gr sheqer kaf
100 gr sheqer i bardhe
2 veze
vanilje
50 gr miell 00
100 gr miell me permbajtje pluhur pjekes
50 gr kakao
1 gote uje i vaket
250 ml qumesht

Per kremin e gjalpit:
300 gr gjalp
80 gr sheqer pluhur
1 luge boje jeshile pluhur
100 gr çokollate e zeze

Per kerpudhat:
2 te bardha vezesh
100 sheqer pluhur

Pergatitja e bazes:
fillimisht ndezim furren ne temp. 180°C.
Lyejme me gjalp nje forme torte me diameter 20 cm.
Rrahim me rrahes elektrik gjalpin me sheqerin derisa sheqeri te shkrihet. I shtojme me rradhe vezet e rrahura veç dhe vaniljen.
Me pas i shtojme miellrat, pluhurin pjekes, kakaon, qumeshtin dhe e perziejme derisa te perftojme nje mase homogjene.
Ne fund e hedhim masen ne tortiere dhe e pjekim per 1 ore.
Para se ta presim e leme te ftohet per te pakten gjysem ore.


Per pergatitjen e kremit mbushes rrahim me rrahes elektrik sheqerin pluhur dhe gjalpin ne temp. ambjenti.
E ndajme masen ne 2 tasa te veçante. Tasit te pare i shtojme çokollaten e zeze, ndersa te dytit bojen jeshile.

Ndajme torten, tashme te ftohur, ne 2 pjese te barabarta, te cilat i lyejme me kremin me çokollate te zeze.
Siperfaqen e lyejme ne fillim me kremin e çokollates se mbetur e me pas me kremin e ngjyrosur.



Per pergatitjen e kerpudhave ndezim furren ne temp. 150°C. Veshim tepsine e ceket te furren me leter pjekjeje.
E me pas rrahim te bardhat e vezeve me rrahes elektrik. Te bardhat duhet te kene temp. ambjenti , perndryshe nuk fryhen.
I shtojme me ngadale sheqerin pluhur dhe i rrahim derisa sheqeri te shkrihet dhe masa te shkelqeje.
E hedhim masen ne nje sac-a-poche dhe formojme kerpudha te madhesive te ndryshme.
I pjekim per afro gjysem ore.
Per ti bashkuar perdorim çokollate te bardhe te shkrire ose kremin e mesiperm.


E veshim te gjithe perimetrin e tortes me shkopa çokollate  dhe e dekorojme me kerpudhat e sperkatura me kakao.


neper korniza te Ikea-s vendosa imazhe te personazheve dhe citime nga libri






Embelsira me gjize, molle dhe çokollate
Perberesit:
200 gr gjize
qumesht
1 veze
50 gr gjalp + 50
100 gr sheqer + 4 luge sheqer kaf
vanilje
1 luge e vogel lekure limoni
lengu i 2 limonave
400 gr miell
1 pako pluhur pjekes
1 kg molle
1 kavanoz krem lajthie dhe çokollate ose nutella
250 ml leng dardhe 

Pergatitja:
ne nje tas hedhim gjizen, vezen, gjalpin e shkrire, sheqerin, vaniljen, lekuren e limonit dhe nje maje luge kripe. I perziejme me rrahes elektrik duke i hedhur edhe pak qumesht, derisa masa te homogjenizohet dhe sheqeri te shkrihet.
Ne nje tas tjeter perziejme miellin me pluhurin pjekes dhe ia shtojme mases pak e nga pak.
E punojme brumin e formuar me duar dhe e hapim ne nje pete pak me te madhe sesa madhesia e tepsise.
E shtrojme peten mbi tepsine e lyer me gjalp, duke veshur edhe bordet, ne menyre qe te krijohet nje si kontenitor per mbushjen.
Qerojme mollet. I presim ne feta dhe i sperkatim me leng limoni.
I vendosim mollet mbi peten e shtruar dhe i sperkatim me 50 gr gjalp te shkrire.
Ndezim furren ne temp. 180°C.
Perziejme 3-4 luge sheqer kaf me kanellen dhe me te sperkatim siperfaqen e embelsires.
E pjekim ne furre per afro 40 minuta.
Pas pjekjes, e leme te ftohet dhe me pas i hedhim persiper nutella-n e perzier me leng dardhe ose molle.

Deri ne festen e ardhshme....bye bye! 




7 comments:

  1. Jili Slot เป็นผู้ให้บริการเกมคาสิโนออนไลน์และก็สล็อตออนไลน์ มีเกมสนุกสนานๆให้เลือกเล่นมาก สามารถเข้าไปเล่น jili slot เล่นผ่านเว็บไซต์ของพวกเราได้เลย ที่เว็บไซต์ pgslot

    ReplyDelete
  2. ทดลอง เล่น สล็อต ฟรี สล็อตเว็บไซต์ตรง ไม่ผ่านเอเย่นต์ เปิดใหม่ ของทางค่ายเกม pg ของเรา เป็นอีกหนึ่งศูนย์รวม เกมสล็อตออนไลน์ ที่นักเสี่ยงดวงต่างๆนั้นไว้วางใจอย่างมากที่สุดในขณะนี้

    ReplyDelete
  3. Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete
  4. Dua të falënderoj wiccan Duma për ndihmën e tij të madhe. Vajza ime ishte thellë në varësinë nga droga, unë provova rehabilitimin dhe gjithçka që ajo të ndalonte, por asgjë nuk funksionoi, qava shumë për të gjithë situatën sepse ndjeva sikur dështova si nënë. Por gjithçka ndryshoi pasi gjeta një koment në internet se Wiccan Duma po ndihmonte njerëzit. Jam i lumtur që vajza ime është e lirë nga varësia nga droga tani me ndihmën e Wiccan Duma, ju them faleminderit Wiccan Duma për magjitë tuaja të fuqishme. Për shikuesit atje, nuk e di situatën tuaj, por ju siguroj se mund të merrni ndihmë për të ndaluar varësinë. , ndaloni obsesionin, ndaloni depresionin, ndaloni abuzimin.
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Magjitë e humbura të dashurisë
    3) Magjitë e divorcit
    4) Magjitë e martesës
    5) Dashuroni magjitë lidhëse.
    6) Magjitë e ndarjes
    7) Dëboni ish-dashnorin
    8.) Ju dëshironi të promovoheni.
    9) magjitë e fitimit të lotarisë
    10) Nëse doni të kënaqni të dashurin tuaj
    Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për zgjidhje të përhershme. Email: whitemagictemple@gmail.com
    WhatsApp: +2348155926512

    ReplyDelete
  5. Faleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im ndaloi së paraqitur dokumentet e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë. Siç thatë, i gjithë procesi i divorcit u anulua, gruaja e keqe që shkaktoi probleme në martesën time la burrin tim dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me këdo që po përballet me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +2349074881619
    Ajo është e aftë në magjitë e mëposhtme:
    * magji dashurie
    * magjitë e martesës
    * magjitë e parave
    * magjitë e bukurisë
    * Magjitë e fatit
    * Magjitë e tërheqjes seksuale
    * Magjitë e kurimit të SIDA-s
    * Magjitë e lotarisë
    * Mallkimet heqin menjëherë magjitë
    * Magjitë mbrojtëse
    * Parashikimet e Lotarisë
    * Magjitë me fat
    * Magjia e fertilitetit
    * Unaza e telekinezës 💍
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    Whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete
  6. โปรโมชั่น pg slot มากมาย เล่นง่ายจ่ายจริง แตกจริง ต้อง pg slot เท่านั้น! เล่นสล็อต พีจีสล็อต เว็บไซต์ตรงผู้ให้บริการเกมสล็อตออนไลน์ชั้นหนึ่ง ทกลอง เล่น ฟรี พร้อมโบนัส

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...